Katër civilë u vranë në një sulm me raketa ruse në Shiversk në rajonin Donetsk (lindje), Ukrainë, thanë sot autoritetet lokale ukrainase.
“Qyteti (Siversk) u bombardua mbrëmë me raketahedhëse të shumtë. U zbulua se katër burra të moshës 36 deri në 86 vjeç u vranë”, tha Guvernatori Vadim Filatskine në rrjetet sociale.
Shiversk, një qytet me 11,000 banorë përpara pushtimit rus, është afër frontit dhe merr granatime të shpeshta.
Ukraina pranoi dje se situata është “e tensionuar” në frontin lindor, ku ushtria ruse vazhdon të shtyjë për të kapur komunitetin e rëndësishëm strategjik të Chasiv Yar, 35 km në jugperëndim të Shiverskut.