Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francën Lindore ku kanë mbetur dy vajza të mitura rreth moshës 5 dhe 11 vjeç të plagosuara lehtë pranë shkollës së tyre në Souffelwegersheim.

Fëmijët u dërguan për t’u mjekuar nga ekipet e shpëtimit, sipas një burimi, ndërsa autori 28-vjeçar u arrestua sipas policisë.

Sipas mediave franceze, agresori nuk është i njohur për autoritetet, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e tij.