Mirëqenia e trupit dhe organizmit është në pjesën më të madhe në varësi të ushqyesve të cilët konsumojmë. Nivelet e energjisë dhe metabolizmi janë kryesisht treguesit më të fortë të mirëqenies. Për të garantuar këtë të fundit, duhet të tregoni kujdes dhe vëmendje me shëndetin e tiroides dhe vitaminën B12.

Hipotiroidizmi pengon përthithjen e vitaminës B12 dhe shkakton mungesë serioze të kësaj vitamine në trup. Sipas të dhënave, kjo gjë përkeqëson problemet me tiroiden dhe shteron energjitë. Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides.

Simptomat dhe problemet që shkakton mungesa e vitaminës B12
Doza ditore e vitaminës B12 për adoleshentët dhe të rriturit është 2.4 mikrogramë. Megjithatë, kjo sasi luan një rol thelbësor për proceset qelizore dhe metabolizmin. Vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, sintetizimin e ADN-së, funksionet nervore, sintetizimin e acideve yndyrore dhe transformimin e proteinës.

Vitamina B12 gjendet natyralisht te disa ushqime. Ajo vjen bashkëlidhur me disa proteina, por kur futet në organizëm ndahet prej tyre dhe arrin në zorrë, mëlçi, palcën kurrizore dhe qeliza. Sipas informacioneve mëlçia është organi që ruan 90 përqind të dozës së vitaminës B12. Problemet me këtë vitaminë kanë të bëjnë ose me mungesën e burimeve ushqimore ose paaftësinë e trupit për ta përthithur atë. Simptomat e mungesës së vitaminës B12 përfshijnë : lodhjen, konstipacionin, humbjen e oreksit, mpirjen e duarve dhe këmbëve, probleme me kujtesën, depresion etj.

Kush janë njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës B12
Njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e kësaj vitamine janë: Të moshuarit, për shkak të mungesës së acidit hidroklorik në stomak, Vegjetarianët dhe veganët të cilët konsumojnë më pak ushqime të pasura me vitaminë B12. Njerëzit me probleme me zorrët, stomakun dhe ata që pijnë shumë alkol. Hipotiroidizmi pengon aftësinë e organizmit për të përthithur vitaminën B12. Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi duhet të konsumojnë më shumë nga kjo vitaminë. Prania e saj përmirëson humorin, kujtesën dhe gjallërinë fizike.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Burimet më të pasura të vitaminës B12 janë mishi, produktet e detit, vezët, kosi dhe produktet e bulmetit. Përveç këtyre ushqimeve, njerëzit, sidomos të moshuarit, mund të shfrytëzojë edhe suplementët të cilët përthithen mirë. Ndonëse vitamina B12 është thelbësore për shëndetin e tiroides, njerëzit nuk duhet të anashkalojnë jodin dhe selenium.

Ushqimet me Vitaminë B12

• Sardelet
• Salmoni i egër
• Drithërat e plota
• Qumështi
• Kosi
• Djathi i bardhë
• Vezët
Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës./AgroWeb