Kandidati i BDI-së Bujar Osmani në paraqitjen e tij të pare deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota.
Osmani numëroi dhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çairin.
“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani. /Alsat.mk