Dy njerez kanë vdekur dhe person është plagosur në gjendje kritike kur një ngarkesë e tonazhit të rëndë ka rënë nga kamioni që po e transportonte në nje rrugë në Texas, SHBA.

Skuadrat e emergjencës ishin në vendndodhjen e incidentit në veri të Austin mëngjesin e sotëm ku gjetën ngarkesën më shumë se 100 ton mbi një automjet që kishte tre njerëz brenda, në autostradën 36 e 317, thanë zjarrfikësit.

Zyrtarët kishin nisur procesin e vështirë të nxjerrjes së të bllokuarve në automjet, nga të cilët dy kishin vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit dhe rënies së ngarkesës gjigante nga kamioni është ende nën hetim.

Rruga ishte dje e mbyllur dhe një proces spastrimi e rekuperimi kishte nisur, njoftonin zjarrfikësit.

Policia kërkonte që çdo dëshmitar me informacione për aksidentin të telefonin te në policinë e Temple.