Të paktën pesë persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën pasi një raketë ruse goditi kështjellën ikonike të Odessa, pjesë e Akademisë së Drejtësisë, e cila njihet edhe si “Kështjella e Harry Potter”. Është një ndërtesë e stilit gotik dhe pamjet që tregojnë atë të përfshirë nga flakët janë vërtet befasuese.

Shikoni videon:

“Ne po shqyrtojmë llojin e raketës. Ekzaminuesit mjekësorë kanë vazhduar me vlerësimin e nevojshëm për këtë qëllim. Të gjitha shërbimet, përfshirë Shërbimin Shtetëror të Emergjencave, aktualisht po punojnë për eliminimin e pasojave të sulmit me raketa. Një tjetër krim lufte”, tha Dmytro Pledechuk, zëdhënës i Forcave Jugore të Ukrainës. Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha se dy fëmijë dhe një grua shtatzënë ishin në mesin e të plagosurve.

Kiper tha se tetë nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, duke përfshirë një fëmijë katër vjeçar.

“Mjekët tanë po përpiqen të bëjnë më të mirën që munden”, shtoi ai.