Kryeministri Rama në Ditën e Punëtorëve ka publikuar një video nga qyteti i Shkodrës ku shihen punëtorë të cilët me punën e tyre po rrisin ekonominë e familjeve të tyre dhe të vendit.
Sipas Ramës, këta punëtorë me aftësinë e tyre kanë bërë gjëra të mundura që deri dje dukeshin të pamundura.
“Mirëmëngjesi dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama.