Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Tampas ku një studente 19-vjeçe lindi foshnjen e saj në tualetet e konviktit dhe më pas e dhe më pas e braktisi duke e lën në koshat e mbeturinave.

Gjithashtu autoritetet kanë identifikuar 19-vjeçaren. Më pas e reja ka thënë se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls. Ndërkohë 19-vjeçarja deklaroi se foshnja në sekondat e parë të lindjes ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.

Po ashtu ajo tha se e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë. Por e reja tha se pasi është zgjuar vajza nuk kishte më puls dhe më pas ajo e ka hedhur në kosh. Megjithatë Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjes dhe fazën e saj zhvillimore.