Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vravronë të Greqisë, ku një çift nga Nepali hodhën foshnjën e tyre të porsalindur në plehra.
Mediat greke raportuan se gruaja shkoi në spital me gjakderdhje, por pa e përcaktuar nëse kishte abortuar apo kishte bërë lindje normale.
Por pas kqyrjes së kamerave të zonës ku ata jetonin, u identifikua babai i foshnjës, teksa e mbante në krah dhe e hodhi në plehra.
Protothema.gr raporton se babai ka deklaruar në polici se foshnjën nuk e kanë vrarë, por ka lindur para kohe dhe pa shenja jete.
“Ishte gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, deklaroi një zyrtar i komunës ku çifti jetonte.
Duke përshkruar pamjen e tmerrshme që ka parë, ai shtoi më tej: “Koka e foshnjës ishte e ngjeshur, dora e vogël i dilte jashtë”.