Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik grek një ditë më parë, pasi një çift kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre.

Mediat greke kanë publikuar këtë të shtunë edhe pamjet kur shihet babai që mban në dorë qese plastike, në të cilën ndodhet foshnja, e më pas i hedh ato në koshin e plehrave, pranë hotelit ku ata punonin dhe jetonin.

Çifti nga Nepali janë arrestuar, ndërsa në polici kanë deklaruar se nuk e kanë varrë fëmijën, por se ka lindur parakohe në muajin e katërt, dhe abortin e ka kryer në dhomën ku jetonin në zonën e Vravrona, Greqi.

Ndërkohë pritet që ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës të vërtetojë se çfarë ka ndodhur realisht.