50-vjeçari shqiptar Eduart Denaj që masakroi me thikë gruan e tij Enkelejdën, pritet të dalë para gjykatës për ngjarjen e rëndë, për të cilën nuk është penduar.
Sipas Protothema.gr vëllezërit, motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin sot Enkelejdën ë banesën e fundit në vendlindjen e saj Shqipëri.
Vëllai i saj, duke folur për protothema.gr, përmendi torturat që po kalonte motra e tij edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.
Sipas avokates, ai e kishte planifikuar që më parë ngjarjen e rëndë.
Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, sulmuesi i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e prangosën.
Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.
“U zgjova në mëngjes, e dija që ajo dilte 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.
I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori i vetë dyshohet se është përgjigjur se “Nuk duroja dot të shikoja zogun e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.