Elmando Gjini ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Teutën, sidomos në gjysmën e dytë ku ishte një titullar absolut dhe shpeshherë protagonist. 20 ndeshje për Gjinin, ku 17 i luajtur në Superiore dhe 3 të tjera në Kupë kanë bërë që qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare U-21 të jetë në shënjestrën e klubit të njohur Europiann.
Klubi i Red Bull Salzburg ka bërë një ofertë për Gjinin. Ende nuk dihet shuma që austriakët kanë ofruar te Teuta për shërbimet e Gjinit, por për këtë të fundit do të ishte një hap i madh në karrierë. Kujtojmë që Gjini është një lojtar i rritur në futbollin suedez, teksa më vonë është aktivizuar edhe për të rinjtë e Bolognas dhe Genoas në Itali.