Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund disa muaj më parë martesës së tyre disavjeçare, nga e cila kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijët, Ajka dhe Amen.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.
Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se tekstin e këngës e ka krijuar nga shpirti, duke nxitur akoma më shumë thashethemet se i dedikohet arsyeve që çuan në fundin e martesës së tij me këngëtaren.
“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.
Kujtojmë që ishte Besi Kallaku ai i cili konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.