Pasditen e kësaj të marte, një aksident është regjistruar në Bypassin e Klosit, ku një automjet tip furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.