Ushtria izraelite ka mohuar kryerjen e një sulmi në “zonën humanitare” në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe vrasjen e civilëve.

Autoritetet e Hamasit kishin raportuar se të paktën 21 persona u vranë në sulmin në një kamp refugjatësh, në perëndim të Rafahut.

“Ndryshe nga sa u raportua në orët e fundit, ushtria nuk ka goditur në zonën humanitare të al-Mawasi”, tha ushtria izraelite.

Gazeta libaneze Al-Mayadeen, e lidhur me Hezbollahun, raportoi gjithashtu dhjetëra të plagosur në sulmet ndaj tendave të personave të zhvendosur pranë spitalit fushor amerikan në pjesën perëndimore të Rafahut.