Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një seri raketash balistike në ujërat e vendit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar 10 raketa balistike me rreze të shkurtër në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), se është rritur kontrolli dhe se SHBA-ja dhe Japonia janë informuar për zhvillimet.
Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se Roja Bregdetare e Japonisë ka publikuar një rekomandim të sigurisë detare që thekson se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mundshme, se anijet janë informuar lidhur me rënien e raketës dhe se nuk ka ardhur informacion për dëme.
Koreja e Jugut dhe Japonia më 27 maj njoftuan se Koreja Veriut lëshoi “raketën satelitore” në drejtim të Detit të Verdhë.
Më 28 maj Seuli njoftoi se Koreja e Veriut dërgoi përtej kufirit më shumë se 150 balona që përmbanin brenda tyre “plehra”.
Me ngjarjet e fundit ka shqetësime se tensionet mes dy vendeve do të përshkallëzohen.