Ditën e sotme rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime trupore.

Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.