Tre persona janë zhdukur në rajonin verilindor të Italisë, Friuli Venezia Giulia.

Bëhet me dije se personat e zhdukur ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një i ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë alarmuar me celular, janë marrë nga shpejtësia e ujërave.

Gjithashtu pamjet në video tregojnë tre personave pak para se të merreshin nga rrjedha e ujit.

Zjarrfikësit lokalë më herët ishin përpjekur t’i arrinin me helikopter dhe kishin hedhur një litar, por nuk arritën të përfundonin operacionin e shpëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.