Policia e Shtetit ju ka uruar të gjithë fëmijëve “Gëzuar 1 Qershorin”.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia thotë se në çdo moment, uniformat blu kujdesen për fëmijët duke punuar për të krijuar një ambient më të sigurtë që ata të jenë të lumtur.
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, ditën që rrezaton shkëlqim, vërtetësi dhe shpresë! Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Sot është zyrtarisht dita ndërkombëtare e fëmijëve, por jozyrtarisht, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë iu takon atyre.
Në çdo moment Policia e Shtetit përkujdeset për ta, duke punuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë që fëmijët tanë të jenë të lumtur. Me reagimet dhe vlerësimet e tyre ne matim punën, sjelljen dhe synimet tona të përditshme.”