Një 45-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë me para të padeklaruara.

Mësohet se 45-vjeçarit i janë gjetur në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërkohë që 45-vjeçari është proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash.