Policia ka arrestuar 3 shtetas turq, të cilët tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit duke përdorur pasaporta të persona të tjerë.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 25-vjeçar turk, banues në Poloni, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pas kontrollove të policisë kufitare të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga 25-vjeçari, rezultuan se ata posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin.
Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe 25-vjeçari për penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.





