Uniformat blu në Shkodër, njoftojnë se kanë identifikuar 6 autorët e plagosjes së një 62-vjeçari dje në qytetin verior.
Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sakaq, mësohet se një nga të dyshuarit e ngjarjes kishte edhe armë me vete.
Raportohet se në pranga është vënë shtetasi Edmond Sakicaj. Teksa janë shpallur në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.





