Kockë e lëkurë, ky është imazhi i ukrainasi Roman Gorilyk, i cili ka vuajtur dënimin në burgjet ruse.

Brinjët i shihen qartë, kurse barku pothuajse i ka humbur i tëri, e krahët dhe nyjat theksohen në lëkurën e tij të zbehtë.

Kjo i ndodhi si rezultat i kushteve ekstreme dhe keqtrajtimit, që i është bërë gjatë dy viteve që i kaloi në burgjet ruse.

Ish-roja në centralin bërthamor Çernobil në veri të Ukrainës, u zu nga trupat ruse në mars të vitit 2022, pak pasi Moska filloi pushtimin e Ukrainës, shkruan CNN.

Por ai u lirua të premten e kaluar dhe është një nga 75 të burgosurit ukrainas, që u shkëmbyen me 75 rusë që ishin zënë rob lufte nga ukrainasit.

Autoritetet ukrainase kanë publikuar disa fotografi të 40-vjeçarit, për të dëshmuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë rusët.