Rreth 80 emigrantë janë shpëtuar në det nga autoritetet britanike të enjten, pasi një anije e vogël është gjetur në vështirësi derisa po kalonte Kanalin Anglez, nga Franca. Roja bregdetare konfirmoi se ka dërguar dy helikopterë pas incidentit, ndërsa Instituti Kombëtar Mbretëror i varkave të shpëtimit dërgoi varkat e shpëtimit.
“Kërkimi ka përfunduar tani me të gjithë njerëzit e regjistruar dhe të kthyer në tokë”, ka deklaruar një zëdhënës i rojës bregdetare.
Çështja se si të ndalohen emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit është ndër kryesoret gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme në Britani. Megjithëse qeveria konservatore ka folur ashpër për kufizimin e imigrantëve, numrat që bëjnë kalimin po rriten.
Ndërsa zyra e Brendshme ka thënë se 34 persona e bënë udhëtimin me një varkë të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kalimeve për këtë vit deri në 10,779. Gjithashtu Kryeministri britanik, Rishi Sunak është zotuar të ndalojë anijet kur mori postin kryesor në tetor të vitit 2022.