Dy prej artistëve më të dashur të tregut muzikor, Fifi dhe Young Zerka, janë bërë bashkë për të sjellë jo një, por pesë këngë të reja. Ata kanë publikuar EP e tyre të parë së bashku që mban titullin “Kameleon” dhe të ftuar në studion e “Wake Up” kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti.

A ka qenë i vështirë ky projekt? Young Zerka përgjigjet: Nuk ka qenë aspak i vështirë sepse kemi atë kiminë bashkë. Nëse jam me Fifin i nxjerrim direkt disa këngë bashkë.

Kush është më kritiku nga ju?

Young Zerka: Fifi është më kritike.

Fifi: Nuk i bezdis shumë çunat, por dua që çdo gjë të jetë perfekte, edhe pse perfektja nuk arrihet kurrë. Por që të përçojmë tek publiku diçka të bukur.

A ka menduar Fifi ndonjëherë që të shkojë në Eurovision?

Fifi: Nëse bëhet në Kosovë, po. Më falni që jam kaq e sinqertë, por… Nëse hiqet ky mendimi që ne duhet të shkojmë me një këngë shumë dramatike, ‘përrallore’, atëherë duhet ta mendojmë.

Young Zerka: Po të shohim në Eurovision kanë fituar ata që kanë qenë më të veçantët. Kohët kanë ndryshuar.