Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë. GJKKO ka vendosur se masa ndaj Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.