Një tregtar në Karachi, Pakistan është arrestuar pasi shiste dhi kurbani me dhëmbë plastike.

Policia vendore tha sot se kishte arrestuar tregtarin që shiste kafshët e sakrificës me dhëmbë plastike, në zonën Gulberg Chowrangi të metropolit pakistanez, sipas rrjetit vendas ARY News.

Ndalimi erdhi pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje ku klienti dukej se hiqte nga goja e dhisë ato që dukeshin si dhëmbë të rreme.

Videoja solli arrestimin e tregtarit per mashtrim dhe mizori ndaj kafshëve, e gjithashtu sekuestrimin e shtatë dhive të tij në formë ‘prove materiale.’