Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët por mund të ketë vranësirash të lehta në disa pjesë të territorit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa të shtunë në mesditë deri pasdite ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 8m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 31°C.