Arrestohet një i shpallur në kërkim dhe procedohen tre të tjerë në Korçë. Mësohet se është arrestuar 20-vjeçari A.M i shpallur në kërkim pasi ka vjedhur para në banesën e një 62-vjeçari.

Janë proceduar tre persona pasi dy prej tyre janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa një tjetër ka dëmtuar me pesticide një tokë të mbjellur me foragjerë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 22.06.2024, në fshatin Gështenjas, Pogradec, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 62-vjeçari.  

Gjithashtu, nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. SH., 53 vjeç dhe G. P., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 22.06.2024, në një lokal në lagjen nr. 1, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;  

-N. S., banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar me pesticide një sipërfaqe toke të mbjellë me foragjerë, shtetasit S. L.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.