Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se i moshuari është goditur me mjet të fortë.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

60-vjeçari, sipas policisë është sulmuar befasisht me mjet të fortë në krah, teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij.

Ndërkohë 60-vjeçari u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin e plagosjes.