Teuta do të nisë të hënën e 1 korrikut përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Tema e momentin është ruajtje e grupit për sezonin e ardhshëm. “Djemtë e Detit” siguruan disa javë nga fundi, qëndrim në elitë dhe tentuan në fund për një vend në Europë, por nuk ia dolën dhe projekti i ri në Superiore do nisë pikërisht nga Teuta e fund sezonit të shkuar ku përpos përgatitjeve në fushë do vijojë edhe merkato. Te Teuta nuk priten shumë ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve që mbyllën vitin, ndaj një pjesë e këtyre futbollistëve do të jenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Mësohet se drejtuesit e klubit aktualisht po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës, për sezonin e ri. Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në të dy te repartet: mesfushë dhe mbrojte. Në ditët në vazhdim lojtarë të rinj pritën t’i bashkohen Teutës deri në përfundim të merkatos. Nuk është çudi që deri në fund të qershorit të ketë afrime. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi dhe koha në dispozicion është e madhe.
Teuta ka piketuar disa përforcime në merkaton e verës, si mundësinë më të mirë për të qenë pretendente në Kategorinë Superiore. Burime pranë klubit durrsak, pohojnë se tashmë që merkato është hapur do të afrohet nga një lojtar në të tre repartet: mbrojte, mesfushë dhe sulm. Për momentin nuk mund të flitet për emra konkretë, sepse është herët dhe do të shihet se cilët futbollistë kanë mundësinë për të luajtur në Durrës.