Olsi Rama është paraqitur në SPAK këtë të premte.
Kujtojmë se Olsi Rama është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në lidhje me dosjen “Xibraka”. Demokrati ka kërkuar rihapjen e hetimeve për laboratorin e drogës si dhe ka kërkuar që të hetohet vëllai i kryeministrit.
Pas akuzave të Bardhit reagoi vetë Olsi Rama, i cili po ashtu kallëzoi penalisht në SPAK kreun e grupit parlamentar të PD. Padia ndaj Gazment Bardhit është për “Kallëzim të rremë”, ku është artikuluar ndër të tjera se akuzat janë të pavërteta, po ashtu si faktet e pretenduara.
Olsi Rama i konsideroi akuzat e Bardhit si lëvizje politike, që lidhen drejtpërdrejt me faktin që është vëllai i kryeministrit të vendit.