Një tjetër protestë do të mbahet para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se protesta është planifikuar të mbahet ditën e hënë në orën 19:00 para Ministrisë.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe gazetari Osman Stafa i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë dhe të ngrenë zërin se “shëndetësia falas” nuk është gjë tjetër veçse propagandë.
“PROTESTË!!! Duke parë që aktualisht mungesa e medikamenteve në Onkologjik dhe jo vetëm, është e madhe, do të mbajmë protestën e 2-të të hënën në orës 19.00 përpara Ministrisë.
Protestojmë se “Shëndetësia falas” është propagandë, është gënjeshtër! Protestojmë se sot, vetëm vdekjen kemi falas, sepse shëndetësia kushton shtrenjtë! Nesër radhën mund ta kesh ti, prandaj reago sot! p.s Ta shperndajme qe te jemi sa me shume”, shkruan Stafa.
Kjo është protesta e dytë që do të zhvillohet para Ministrisë së Shëndetësisë. Kujtojmë se protesta e parë u mbajt ditë ne enjte pas hetimit të Prokurorisë së Tiranës e cila arriti të zbërthejë skemën e mashtrimit se si mjekët e Spitalit të Onkologjikut bënin pazar me jetën e të sëmurëve me kancer.