Teuta ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Lajmi i parë është konfirmimi i Edi Martinit në krye të stolit. Shkodrani, bashkë me ndihmësit Bledar Hodo, Mark Dodaj dhe Bledian Rizvani zhvilluan takimin e parë me lojtarët që nga fundi i muajit maj, kur u mbyll sezoni. Martini shpalosi planin e punës, ndërsa u bëri me dije lojtarëve se në kërkim të realizimit të objektivave të klubit, do të kërkohet punë maksimale dhe disiplinë e rreptë. Menjëherë pas mbledhjes ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Niko Dovana”, nën drejtimin e stafit teknik.
Këto stërvitje të para do t’i shërbejnë stafit për të bërë një seleksionim të futbollistëve për sezonin e ri. Fakti është se në seancën e parë nuk është parë asnjë element i ri. Gjithsesi, në ditët në vijim krahas futbollistëve që janë konfirmuar nga sezoni i kaluar, me ekipin pritet të bashkohen futbollistë të tjerë cilësorë nga Shqipëria dhe nga jashtë. Me skuadrën në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët nën kontratë. Lojtarët, të cilët nuk banojnë në Durrës, janë kthyer në rezidencën e tyre dy ditë më parë dhe së bashku me pjesën tjetër të ekipit kanë nisur punën për sezonin eri.
Ndërkaq, drejtuesit e skuadrës së Teutës u uruanlojtarëve suksese dhe një sezon sa më të mbarë. Drejtuesit e Teutës po përpiqen të formojnë një skuadër qëtë luftojë për trofe. Përveç largimeve, do të ketë dheafrime lojtarësh të një niveli të lartë. Gjithsesi, trajneriMartini ka deklaruar se ka besim te lojtarët dhe do tëvazhdojë që edhe për këtë sezon ta bazojë lojën te grupii vjetshëm. Lëvizjet e vetme të Teutës deri më tani janëlargimet e Faust, Filit dhe Qaqit.