Mbesa e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, Doruntina, tha sot për mediat së është e impresionuar me gjithë këtë dashuri me të cilën u përcoll gjyshi i saj, referuar nderimeve që iu bënë në homazhe. Ajo tha se gjyshi i saj ka qenë gjithmonë njeri enigmatik.
“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë asnjë rregull”, tha ajo.
“Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë. Që e vogël më dhanë “Kush e solli Doruntinën” edhe unë quhem Doruntina dhe ky më ka ngelur si lidhje që ka me emrin tim”, tha ajo.