Policia e Sarandës ka arritur të gjejë dhe t’i rikthejë një turisti italian, çantën e tij me një shumë të konsiderueshme parash, dokumente të rëndësishme dhe sende personale, të cilën e kishte humbur gjatë vizitës në jug të vendit.
Turisti italian falënderoi efektivët e Policisë, për ndihmën dhe përkushtimin e treguar, si dhe qytetarin që kishte njoftuar në kohë Policinë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që kanë me Policinë, për të mirëpritur dhe ndihmuar turistët në vendin tonë.