Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Zamir Gjuzi mbrëmjen e djeshme duke qenë nën efektin e alkoolit, është konfliktuar me 18-vjeçarin Akil Hebeja. 

Gjatë sherrit, 40 vjeçari e ka shtyrë të riun, ku si pasojë ka rënë me kokë në trotuar duke marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Si pasojë Akil Hebeja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.