Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS do të zhvillojë mbledhjen e radhës më 10 korrik.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se do të zhvillohen disa seanca dëgjimore me disa dëshmitarë.

Në këtë seancë pritet të pyeten dëshmitarët Besnik Dervishi,  Genti Gazheli, Edmond Rrushi, Luneda Sufali, Ardian Bali dhe Ervin Koçi.

Mbledhja parashikohet që të nisë rreth orës 10 dhe të përfundojë në orën 15, secili nga dëshmitarë do të ketë 1 orë kohë për fjalën e tij.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;

Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;

Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;

Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.