Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Mirdaim Axhami u arrestua sot në mëngjes nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka goditur, për shkak të detyrës, një kolege. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Fakultetin e Ekonomisë, ku kreu i departamentit, ka goditur kolegen e tij, pedagogen Liljana Billa. 

Billa e akuzon shefin e saj se e ka goditur në fytyrë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak për përplasjen janë bërë tezat e provimit pasi ata akuzojnë njëri-tjetrin se i kanë shitur apo ndërruar. 

Bëhet e ditur se përplasja mes pedagogëve ka nisur prej disa muajsh, që kur ata garuan për kreun e departamentit të fakultetit, që u fitua nga Axhami.