Një shtetase shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur në Londër, me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Ajo është Aurela Sinani 30 vjeçe, u identifikua nga Interpol Tirana se kishte mbërritur në Angli. Më pas Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit ia kaloi të dhënat skuadrës të ekstradimeve në Angli.

Sinani akuzohet se në periudhën kohore Gusht 2020-Shtator 2020 në territorin shqiptar, në bashkëpunim me të tjerë u përfshi në një konspiracion mashtrimi, në marrjen e një pensioni invaliditeti, duke paguar si ryshfet në dy raste shumat prej 70.000 lekë dhe 120.00 lekë.

Këto shuma sipas akuzës ia pagoi mjekëve të komisionit për të përfituar këtë favor. Prej momentit të arrestimin deri në vendimin final të gjykatës së ekstradimeve ajo do të mbahet në burgun e grave HMP Bronzefield.