Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri tjetrin. 

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr. 

Mësohet se deri më tani, nga dëshmitarët okularë, janë shoqëruar rreth 10 persona. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri. Priten detaje të tjera në vijim.