Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025. 

Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat, nga data 8 korrik-31 gusht 2024, duke i dhënë prindërve mundësi të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta. 

Lajmin e ka bërë publik Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “facebook”. 

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”,-thuhet në njoftim.