Një 41-vjeçar me inicialet Z.G., 41-vjeç është shpallur në kërkim nga blutë e Korçës.

Sipas komunikatës zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, 41-vjeçari ka kanosur babain brenda ambienteve të lokalit të tij.

Sipas policisë babai i 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtje, teksa materialet janë referuar tashmë në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, në ambientet e lokalit të tij, dyshohet se ka kanosur babanë e tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.