Arrestohen katër shqiptarë në Bescaran të Spanjës. Shqiptarët u pikasën nga patrulla e policisë në periferi pranë një rruge në pyll, në një automjet të parkuar me targa të huaja.
Sapo pikasën praninë e policisë, katër shqiptarët u larguan me shpejtësi me makinë. Pasi u ndoqën nga dy patrulla policie u bë e mundur ndalimi i tyre.
Në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan tre kg e gjysëm duhan i kontrabanduar dhe rreth dyzet kuti me duhan nga Andorra me vlerë tregu mbi 7286 euro.