Në fushat e Elbasanit fermerët janë drejt përgatitjeve të fundit për korrjen grurit. Sipërfaqja e mbjellë këtë zonë arrin përafërsisht në 7 mijë hektarë. Krahasuar më vitin e kaluar pritet një rendiment më i ulët për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike. Një faktor tjetër ka qenë infeksioni i barërave të këqija të pa trajtuara me spërkatjet e nevojshme gjatë dimrit.
“Në Qarkun e Elbasanit si në të gjithë qarqet e tjera ka filluar korrja e grurit. Për vitin 2024 sipërfaqa e kulturës së grurit për qarkun tonë ka ardhur në ulje, dhe gjithësej si qark kemi mbjellë 6960 ha kulturën e grurit, tha Natasha Berdufi, specialiste e Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor.
Fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes së grurit. Me 25 lek për kg, ata nuk arrijnë të mbulojnë as koston për kultivimin e kësaj culture bujqësore.
Gani Mjeshtri, fermer, shprehet se “njerzit po largohen dhe ketu kanë ngel nga dy pleq me nga dy dhi në shtëpi, dhe içik shtrenjte janë sidomos mekanikë bujqesore. Unë kam mbjellë sivjet nga 8 ha, sepse unë e prodhova por nuk shitesh, shitet me çmim shumë të ulet”.
Ashtu si në Maliq, Lushnje e Rrogozhinë edhe në Elbasan ka rënie të sipërfaqes së mbjellë me grurë për shkak të çmimit të ulët të shitjes dhe mungesës së fuqisë punëtore.