Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.
Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) zhvillim i shpejtë i vranësirave vertikale të cila do të shoqërohen me reshje shiu të dobta si dhe për një periudhë të shkurtër kohore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në këto zona. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.