Mbrojtësi David Gjinollari është larguar nga Teuta pas dy sezonesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory
“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Ishin dy vite fantastike, falenderoj presidentin Edmond Hasanbelli dhe drejtorin Enid Furxhi që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mirë në Shqipërië.
Dua të falenderoj stafin dhe gjithë pjestarët e klubit Teuta. Një falenderim shkon për tifozerinë durrsake për mbështjetjen që më ka dhuruar përgjatë këtyre dy viteve. Faleminderit familja e madhe Teuta”, shkruan Gjinollari.