Orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e Adelës në gjysmëfinalen e Europianit Angli– Hollandë.
Këngëtarja ndoqi ndeshjen në Dortmund, duke parë skuadrën e saj që siguroi një fitore 2-1 dhe një vend në finalen e së dielës.
Por ndërsa të gjithë dukej se ishin në humor të mirë, Adele dëshironte ta shihte ndeshjen në paqe.
Videoja e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon këngëtaren e Skyfall të ulur në tribunë, e rrethuar nga tifozët, pak para se Harry Kane të shënonte golin e parë për Anglinë.
Sekonda para penalltisë, Adele u kthye nga turma dhe i bërtiti një tifozi “Hesht!”.