Zjarri që mbërriti nga Delvina e kaloi keshtën e Malit të Gjerë dhe gjatë natës ka qenë duke zbritur në drejtim të Gjirokastrës.
Rreth orës 04.15 ka nisur operacioni i forcave zjarrfikëse nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e malit të Gjerë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 11 forca të efektivit zjarrfikës Gjirokastër, 34 forca vullnetare të bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë.
Operacioni mbikqyret nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSh-së Z. Arben Cara.