Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në qytetin e Përmetit ditën e sotme.

Mësohet se një 42-vjeçar është ndaluar nga policia e Përmetit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Policia njofton se bëhet fjalë për dy shtetase të mitura franceze.

Njoftimi i Policisë: 

“Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, dy shtetase të mitura franceze”.